Në sajë të operacioni policor të koduar “MUZGU”, policia ka arrestuar një 20-vjeçar si dhe ka sekuestruar rreth 23 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë.
Policia e Dibrës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë shtetasit Luan Boça, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike e dyshuar kokainë, i cili do ta shiste në doza.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kokainë me peshë 22.75 gram.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të Narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.





