Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës në burgun e Torre del Gallo-s. Mediat italiane shkruajnë se viktima i identifikuar si Aldo Latifaj, është mbytur me një çarçaf në qelinë e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, shqiptari nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas medieve vendase, kjo është vetëvrasja e gjashtë që ndodhi vitin e fundit brenda burgut Torre del Gallo.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:00, në një departament të ri në Torre del Gallo.