Në hekurudhën Durrës -Vorë, në vendin e quajtur "Tuneli i Rrashbullit", rreth orës 17:00 treni ka aksidentuar shtetasen Nikita Rama, 23 vjeçe, banuese në Durrës.

Mësohet se 23-vjeçarja ka pësuar dëmtime të mëdha, si dhe ka humbur njërën këmbë. Ajo është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka ndaluar mashinistin deri në sqarimin e rrethanave, si dhe po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Ky nuk është aksidenti i parë që ndodh në këtë vend, pasi në nëntor të vitit 2017, një e moshuar u përplas nga treni e për pasojë humbi jetën.