Një 29 vjeçar, i identifikuar si Gëzim Duriçi,, është hedhur nga kati i tretë i një pallati në Bulqizë, në rrethana ende të paqarta.  

Fatmirësisht i riu është pikasur nga banorët e pallatit qe dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, të cilët kanë bërë të mundur dërgimin e tij drejt spitalit të Bulqizës.

Ai mësohet se është 29 vjeçari, me probleme të shëndetit mendor. 

Sipas bluzave te bardha, Duriçi ka fraktura të rënda në trup gjë e cila i ka detyruar mjekët e spitalit ta nisin drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë policia e Bulqizës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.