Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në orën 11:05 pranë vendit të quajtur “Kaminat” në fshatin Lefterhor të Delvinës.
Mësohet se pranë trupit të viktimës, shtetasit, Enteo Isufaj u gjet një pistoletë TT.
Delvinë/ Informacion paraprak
Në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





