Policia ka ndaluar një shtetas për veprën penale “Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Fletur Zani.

“Nga specialisët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderushme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumen e kërkuar prej tij.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.