Një 35-vjeçar ka humbur jetën, teksa ishte duke korrur barin me makinë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen “Teqe” në Peqin.
Viktima Ilir Sharka, 35 vjeç, ishte duke punuar me një korrëse bari që punon me tension elektrik, tek kopshti i shtetasit I.M.
Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





