Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga shtylla e tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur në Zerqan të Bulqizës, ndërsa i plagosuri, Rogert Ceka është transportuar me helikopter për në Tiranë.

Mësohet se 35-vjeçari kishte hipur në shtyllë për të rregulluar një tel, por ka rënë aksidentalisht.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti.