Një 39-vjeçar është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje në Lushnje.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Xheni Xhumari, i cili u kap lagjen "Karbunarë e Madhe" gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia.

Burimet zyrtare njoftojnë se, në mjetin e 39-vjeçarit, tip Benz, brenda çantës së dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje, 1 krëhër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga Nenet 278/a dhe 280 të Kodit Penal.