Një 51-vjeçar është goditur me sende të forta në kokë gjatë një konflikti në Sarandë mbrëmjen e sotme.

Sipas News24, ngjarja ka ndodhur përpara servisit të 51-vjeçarit Pëllumb Sejdi i cili u sulmua nga një tjetër person në vendin e quajtur Qafë-Gjashtë.

I plagosuri po merr ndihmën e parë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Sipas të dhënave, agresori ende nuk është identifikuar.