Gjatë një operacioni anti-drogë në Siçili, një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.
23-vjeçari u arrestua teksa zbriti nga autobuzi në të cilin udhëtonte, pas një kontrolli në çantën e tij, në të cilën u gjet dhe sekuestrua 5 kg marijuanë dhe 30 gramë kokainë.
Sipas mediave vendase, vlera e lëndës narkotike përllogaritet të jetë rreth 55 mijë euro.
Emiljan Korreshi, 23-vjeç është shoqëruar në burgun e Raguzës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.





