Një 57-vjeçar në Memaliaj është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Viktima Jorgo Gjoka, jetonte i vetëm në banesë dhe mësohet se kishte ndërruar jetë, 3 ditë më parë.

Ndërsa trupi i pajetë i 57-vjeçarit u gjet nga fqinjët, të cilët njoftuan më pas Policinë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 57-vjeçarit, ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.