Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës (21 mars) në aksin Fushë-Krujë – Thumanë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë 50-vjeçari Luan Lukaj dhe janë plagosur 3 persona të tjerë.

Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar tek spitali i Traumës.

Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Krujë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë-Krujë – Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.