Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë ku si pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur përgjatë rrugës Orikum-Dukat në afërsi të varrezave te fshatit Fushë Dukat.
Një skrep, i një kompanie private që po kryente punime në rrugë, ka shtypur një 60-vjeçarin, Novruz Havaraj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.





