Tjetër aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte. I radhës ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Kavajë tek ura e Golemit, ku ka ndërruar jetë një kalimtare.

Viktima është Brunilda Shuti, 38 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë nga plagët e marra sapo është futur në ambulancë.

Raportohet se katër persona i kanë ndërprerë rrugën automjetit që ka shkaktuar aksidentin, pasi kanë zbritur nga autobusi që vinte nga Berati.

Ata kanë zbritur nga autobusi dhe kanë tentuar të kalojnë në anën tjetër të rrugës ku ndodhet edhe plazhi.

"Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat", njofton policia.

Sakaq, grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Ndërkohë, një tjetër aksident i mori jetën 57-vjeçarit A. M., mëngjesin e sotëm në Divjakë, i cili po udhëtonte me të birin me makinë kur dolën nga rruga.