Një aksident fatal është regjistruar në afërsi të Casertano, Romë, ku një djalë me origjinë shqiptare humbi jetën.
Viktimë e aksidentit të tmerrshëm është 22-vjeçari Alessio Veseli, banues në Cassino-Formia.
Automjeti tip “Alfa Mito” i drejtuar nga i riu, që ishte nisur për në punë në Formia u përplas me një kamion që vinte në drejtim të kundërt. Përplasja fatale u regjistrua mëngjesin e sotëm në jug të provincës së Frosinone-s, përgjatë autostradës 630.
Pas përplasjes makina doli nga rruga duke përfunduar në një kanal. Zjarrfikësve u desh të ndërhynin për të nxjerrë të riun nga llamarina, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë. Karabinierët po hetojnë aksidentin.





