Një shqiptar ka humbur jetën në spital në Itali, pas një aksidenti të ndodhur orët e vona të së mërkurës në komunën Monte di Malo, në Vinçenca.

Shqiptari Vasillaq Paguda, 63 vjeç, ishte duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një makinë tip “Kalos Daewoo”, e drejtuar nga një 20-vjeçar italian.Ai u transportua në spital, por nuk mundi t'i mbijetojë perplasjes se forte. Vasillaq Paguda lë pas bashkëshorten dhe dy djemtë, të cilët banojnë në komunën Monte di Malo.