Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur një natë më parë në Itali.
Behet fjalë për 34-vjeçarin Frank Marku, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 22:30 minuta në zonën e Valganna, në Varese.
Edhe pse i është dhënë ndihma e shpejtë, sërish i riu shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërsa me të udhëtonte dhe një fëmijë 13 vjeç, i cili është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit.





