Një karambol me kamion ka shkaktuar një tragjedi në autostradën Napoli-Canosa, afër Avellinos në Itali.

57-vjeçari nga Durrësi Albert Vrahoriti, por banues prej vitesh në Bari ka humbur jetën në aksident.

Siç raportojnë mediet lokale, kamioni i drejtuar nga 57-vjeçari është përplasur me një tjetër kamion që po udhëtonte në të njëjtin drejtim.

Përplasja e fortë ka shkaktuar vdekjen në vend të 57-vjeçarit nga Durrësi. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit tjetër, një shtetas italian nga Napoli ka shpëtuar pa asnjë plagë nga përplasja fatale.

Zjarrfikësve u janë dashur disa orë për të nxjerrë nga kabina e shoferit 57-vjeçarin nga Durrësi.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë gjendja shëndetësore e Vrahoritit, ose lagështira në rrugë.