Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin.

Aksidenti ndodhi në afërsi të lapidarit në Shëngjin, ku një makinë ka përplasur një motor, me të cilin po udhëtonin dy të rinj.

Ata morën plagë të rënda dhe u dërguan në spital, por fatkqësisht Indrit Ndreca, nga Grykë Manatia nuk mundi të mbijetonte.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.