Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip “Benz” që u goditi mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 vajzat, e për pasojë dy prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjera ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Në pranga ka rënë Behar Pema, 58 vjeç, i cili rezulton se ka qenë i dehur në timon, gjë që mund të ketë shkaktuar përplasjen me automjetin me të cilin udhëtonin katër vajzat.
Ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.93 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.
Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës, ndërsa dy prej vajzave nuk arritën t’i shpëtonin plagëve të marra dhe humbën jetën në spital.





