Një djalë i ri 23 vjeç ka humbur jetën në një aksident me motor mbrëmjen e së hënës tek ura e Shelqetit në Vaun e Dejës.

Mësohet se viktima është Gerti Palushaj nga fshati Stajka, i cili fillimisht u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë më pas.

Nga të dhënat paraprake, i riu humbi kontrollin e motorçikletës dhe doli nga rruga duke rënë në kanalin me ujë. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.