Një aksident me pasojë plagosjen e një personi, ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër.

Aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, ku një automjet tip “Bez”, që drejtohej nga një 20-vjeçar, ka përplasur 62-vjeçarin e identifikuar si Flamur Pashaj, i cili po dërgohet me helikopter drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak.

Në aksin nacional Gjirokastër – Kakavije, në afërsi të fshatit Grapsh, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.H, 20 vjeç, banues në Fier, ka goditur shtetasin F.P, 62 vjeç, banues në Fier, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Shtetasi E.H. është shoqëruar në ambjentet e Komisatiatit të Policisë Gjirokastër.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.