Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Reggio Emilia në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Mediat italiane raportojnë se Ernaldo Zefi, po udhëtonte me makinën e tij tip ‘Fiat 500’, kur humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Fatkeqësisht 22-vjeçari ndërroi jetë në vend si pasojë e plagëve të rënda. Ndërkohë që policia po heton rreth zbardhjes së rrethanave të aksidentit.





