Një turist finlandez ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Rodos të Greqisë pasi është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga një shqiptar.
Rreth orës 05:30 minuta, automjeti tip “Peugeot” i drejtuar nga Banush Aliaj, 34 vjec, lindur në Berat e banues në Rodos, teksa qarkullonte në aksin Rodos-Kallithea, në drejtim nga Rodos në Faliraki, përballë hotel “Sun Pallace”, ka goditur shtetasin finlandez Juha Markuu Antero Toivonen, 47 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur gjatë përpjekjes së viktimës për të kaluar vertikalisht rrethin Rodos-Kallitheas, nga një pikë ku nuk ka vendkalim për këmbësorët.
47-vjeçari është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku është konstatuar vdekja e tij.