Vetëdorëzohet në polici, shoferi i mjetit tip “Opel” që aksidentoi për vdekje një 4-vjeçar në lagjen nr.13 në Durrës.

Burime policore bëjnë të ditur shtetasi Klaudio Deçka, banor i zonës së plazhit, pasi shkaktoi aksidentin tragjik u largua nga vendngjarja.

Ai drejtonte mjetin tip Opel me targa Zvicre BE767006, kur aksidentoi për vdekje 4-vjeçarin B.B.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.