Një 21-vjeçar është arrestuar të dielën pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.
Denoncimi është bërë nga e ëma e të miturës.
Burime zyrtare thonë se në pranga ka rënë Vangjel Selimi, banues në fshatin Çukë.
“Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë sepse O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur T.Q., 13-vjeçe”, thotë policia e Sarandës.
Kjo e fundit sqaron se, edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se 21-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.





