Një 32-vjecar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi ishte në kërkim.

Në pranga është vendosur Abdulla (Avdulla) Meta, 32 vjeç, i dënuar me 15 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”, ngjarje të nodhura në vitin dhjetor 2013 dhe mars 2012.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: Abdulla (Avdulla) Meta, 32 vjeç banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 26.12.2013 e ka dënuar me 15 vite burgim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” , “Plagosje e rëndë me dashje,” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 22, 88/1, dhe 278/2 të Kodit Penal.