Një rast tjetër i rëndë dhune në familje është regjistruar në Durrës.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Çerkini, 35 vjeç, banues në qytetin bregdetar.
Mësohet se Çerkini ka dhunuar në banesë nënën e tij, shtetasen J. Ç. 64 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.





