Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Elbasan, gjatë kontrolleve të befasishme në lokale dhe akse rrugore.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan ndaluan shtetasin:

• Elton (Kastriot) Kila , 37 vjeç, banues në lagjen "Qemal Stafa" Elbasan. 

Policia njofton se ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi për në Itali. Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar Nr. SPIE522/2011, datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”, parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.