Një 45-vjeçar banues në Durrës është ndaluar nga Policia, pasi në vendin e quajtur Greshicë në Mallakastër, ka përplasur me kamionin e tij një makinë tip “Volkswagen”, të drejtuar nga një 49-vjeçar.
Si pasojë, janë lënduar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin “Volkswagen”.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndaluan shtetasin:
-Urim Koliqi, 45 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Ballsh-Fratar, në vëndin e quajtur "Greshicë", duke drejtuar mjetin tip kamion, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Sh.P, 49 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e mjetit tip "Volkswagen" shtetaset F.D, 55 vjeçe, E.D, 54 vjeçe dhe shtetasi A.D, 60 vjeç, banues në Mallakastër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.





