Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë ndaluar shtetasin në kërkim Genci Koçi, 35 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë.

"Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuara kundër dy ose më shumë personave" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje  pa leje të armëve luftarake” parashikuar në nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal", njofton Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës.

Ngjarja 

Genci Koçi, më datë 01.11.2008, në Krujë, në bashkëpunim me shtetasin H.C. (i arrestuar ditën që ka ndodhur ngjarja) ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve, A.B., F.K. dhe L.K. të cilët janë plagosur rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.