Qyteti i Shkodrës është alarmuar sërish mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë. Burime nga policia bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të shtetasit Fatmir Zyla, i cili ka mbetur i plagosur.

Policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë autorin dhe e ka arrestuar atë brenda pak minutash. Ai është shtetasi Dedë Guri.

Mësohet se Dedë Guri është pronar i një lokali që ia ka lëshuar me qira Fatmir Zylës. Ky i fundit nuk kishte paguar energjinë elektrike, rreth 800 mijë lekë të vjeta.

Për këtë shkak, mes dy shtetasve ka pasur nje debat te forte. Në një moment, Guri ka qëlluar me pistoletë mbi Zylën duke e plagosur.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Shkodrës, ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën.