Policia ka arrestuar në flagrancë një person ndërsa ka sekuestruar 60.8 kilogramë drogë në sajë të operacionit "Return". Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi, Arben Nguli nga Librazhdi, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur ‘Qafa e Hanit’ në rrugën Sarandë-Qafë -Bot, Nguli po udhëtonte me mjetin tip KIA, dhe nga kontrroli që i është bërë në pjesën e dyshemesë është konstatuar një vend i imoprovizuar, ku i janë gjetur sasi lënde narkotike cannabis Sativa e ndarë në 58 pako me peshë 60.8 kilogramë.
Materialet iu referuan Prokurisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Sarandë.





