Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Fatbardh Muçka 39 vjeç, banues në Durrës.
Sipas burimeve policore, informohet se ai ka kanosur me armë zjarri automatik babanë e tij të moshuar 71-vjeçar, shtetasin S.M.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit tip automatik, model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 130/a/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.





