Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vjedhje.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi i arrestuar është 27-vjeçari Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale të "Vjedhjes".

VJEDHJET 

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe nje bageti të trashë (Lopë).