Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Altin Doshi, 31 vjeç, nga Lezha, i dënuar në mungesë me 5 vite burg nga Gjykata e Romës.
Autoritetet italiane e kanë dënuar për veprën penale "Vjedhje me dhunë". Altin Doshi është arrestuar për t’u ekstraduar më pas në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin.





