Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Tepelenë pasi kundërshtoi efektivin blu. Në pranga ka përfunduar shtetasi në kërkim, Imer Imeri, 29 vjeç, banues në Tepelenë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim penal nr.17 datë 25.01.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë dhe rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.





