Një shqiptar ka rënë në pranga ditën e sotme, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në Itali.

Mediet italiane bëjnë me dije se i arrestuari është Alvaro Basi. Policia e Leçes kishte kohë që hetonte për të.

25-vjeçari është arrestuar në banesën e tij, ku pas kontrollit nga ana e policisë, i është gjetur një sasi prej 19.4 gramë kokainë, disa materiale për paketimin e drogës në doza si dhe 415 euro.

Po ashtu, shqiptarit i janë gjetur edhe 48 fishekë të kalibrit 12. Basi ishte arrestuar edhe para 6 vjetësh për vjedhje.