Xhiliano Xhoxhi është personi i arrestuar pak më parë në Elbasan, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi Gjykata ka dhënë ndaj tim dënimin me 10 vite burg.
Më 22 korrik të 2009, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ndaj shtetasit Xhiliano Xhoxhi dënimin me 10 vite burg, pasi është provuar se ka qenë ndër personazhet kryesor që drejtonte organizatën kriminale “Poter-Al”, e cila trafikonte drogëra të forta si kokainë dhe heroinë nga Holanda, drejt Francës, Italisë dhe Gjermanisë. Hetimi ndaj këtij grupi ka nisur në vitin 2006 në Itali, ku janë arrestuar 40 persona.
Xhoxhi është arrestuar mbrëmjen e sotme në Elbasan , ndërsa duhet të vuaj dënimin prej 10 vitesh, i dhënë 10 vite më parë nga Krimet e Rënda.
Organizata Kriminale “Poter-Al”, drejtohej nga shtetasi Ilir Koçiaj, i dënuar me 16 vite burg, dhe Xhoxhi, i cili ishte krahu i djathtë i Koçiajt. Të dy këta persona në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë anëtarë të kësaj organizate kriminale, trafikonin kokainë nga Holanda në drejtim të Italisë, Gjermanisë dhe Francës, ndërsa heroinën e merrnin nga Turqia dhe e kalonin nga Shqipëria drejt Italisë.
Po këta shtetas, Koçiaj e Xhoxhi, rekrutonin dhe anëtarët organizatës kriminale “Poter-Al”, të cilët në fakt nuk e njihnin fare njëri-tjetrin, por vetëm kreun e grupit.
Nga viti 2003 deri në vitin 2004, karabinierët italianë kanë sekuestruar sasi të mëdha drogë që i përkiste këtij grupi, respektivisht 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë.
ANËTARËT E ORGANIZATËS:
Ilir Koçiaj, nga Elbasani
Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi
Zamir Vadardha, nga Shijaku
Bledi Balliu, nga Fieri
Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri
Leonard Çobaj, nga Vlora
Ervin Tavanxhi, nga Elbasani
Xhiliano Xhoxhi
Malvin Toto
Bisera Pudiç, shtetase kroate
Gëzim Mekaj
Robert Peçi





