Policia Kufitare në Durrës arreston një shtetase të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Polonisë.
Punonjësit e Pikës së Kalimit Port Durrës në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, në zbatim të masave të shtuara me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur arrestimin e shtetases të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Beata Puta 49 vjeçe, lindur në Poloni dhe banuese në Itali.
Gjatë kontrollit të kryer në sistem nga kontrollorët rezultoi se shtetësia e mësipërme ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet polake, ku Gjykata e Varshavës me nr.VIII, Kop 174/17, datë 29.09.2017 ka lëshuar urdhrin e arrestit, për kryerjen e veprave penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Aktivitetit kriminal”, parashikuar nga nenet 299, 5 dhe 12, të Kodit Penal Polak.
B.Puta është arrestuar provizorisht me qëllim ekstradimi drejt shtetit polak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





