Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane. Mediet e vendit fqinjë shkruajnë se një 31-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Arjan Muçaj, është arrestuar.
Drejtoria e Anti-Mafias së Leçes, në bashkëpunim me efektivët e karabinierisë së Leçes kanë rënë në gjurmët ë shqiptarit dhe e kanë prangosur.
Sipas mediave të vendit fqinjë bëhet e ditur se Muçaj ka qenë në kërkim prej vitit 2011, pasi ai është dënuar në mënyrë përfundimtare me 8 vite burgim, pasi tentoi të vriste katër shqiptarë, ngjarje e ndodhur në Frosinone më 22 nëntor 2009.
Shqiptari u kap më 19 dhjetor 2009, por në atë kohë ndaj Muçajt u vendos masa e sigurisë arrest shtëpiak.
Por mësohet se ai e ka thyer kete masë sigurie dhe ne fillim të dhjetorit 2011, Gjykata e Apelit të Romës ndryshon ndaj shqiptarit masën e sigurisë, nga arrest shtëpiak, në arrest me burg.
Që nga ajo kohë, vetëm tani është bërë i mundur ndalimi dhe prangosja e 30-vjeçarit shqiptar.
Gjithashtu thuhet se gjatë arrestimit atij i gjetur dokumente rumune false. Pas verifikimeve të mëtejshme nga efektivët e policisë shkencore të fotos që ndodhej në dokumentin e identitetit, u zbulua identiteti i vërtetë i Muçajt.
Dokumente të tjera të rreme me foton e Muçajt u gjetën pas bastisjes së shtëpisë.





