Në kuadër të operacionit ‘Blue border’, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlore kanë goditur një rast te korrupsionit pasiv.

SHÇBA kishte regjistruar procedimin penal ne Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar më herët.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme. 

Strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë Bledar Shelen, 39 vjeç, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlorë.

Efektivi i pikës së kalimit kufitar dyshohet se i kërkoi 100 euro një shtetasi për ta lejuar të vijonte udhëtimin drejt Italisë, duke pretenduar se nuk permbushte tërësisht kushtet e kalimit të lirë në zonën Shengen.

Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan një sasi prej 100 eurosh, në cilësinë e provës materiale.