Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku një person në gjendje të dehur ka goditur me thikë 4 persona, e më pas është larguar nga vendngjarja për t’i shpëtuar policisë.
Autori i dyshuar pas shpalljes në kërkim është arrestuar nga policia. Ai wshtw shtetasi Gëzim Shabani, 39 vjeç banues në Elbasan.
Shtetasi Shabani në lagjen “Sul Paprri”, pasi ka dalë nga një lokal, në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit: E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç, banues në Elbasan. Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një konfikt i mëparshëm që shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë patur me vëllain e shtetasit U.S. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.





