Është bërë arrestimi i parë nga policia shqiptare në lidhje me incidentin e ndodhur dy javë më parë në qytetin e Elbasanit që ndezi debatin politik dhe çoi deri në deklaratat shpërthyese të ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu.
I arrestuari është Enea Bekteshi, pjesë e bandës “Çela” në qytetin e Elbasanit. Bekteshi u arrestua në Cërrik nga skuadra e operacioneve speciale.
Enea Bekteshi dyshohet të ketë qenë në makinën tip Audi, që përplasi makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit dhe që më tej u fut në ambjentet e brendshme të Tregut Agroushqimor duke i shpëtuar policisë, e cila në fakt nuk bëri asnjë përpjekje për ta kapur.
Veprimet e policëve janë në hetim.





