Një i ri nga Kosova, por që jetonte në Elbasan është vënë në pranga pasi është denoncuar nga bashkëjetuesja e tij për dhunë në familje.
Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit thanë se kanë arrestuar Burim Pushkollin, 36 vjeç nga Vushtrria. Por gjithashtu është zbuluar se ky person nëpërmjet shpërdorimit të besimit ka mashtruar dy qytetarë duke u marrë lekë me premtimin se do t’i ndihmonte për t’u punësuar.
Njoftimi i Policisë së Elbasanit:
Policia e Elbasanit arreston një shqiptar nga Kosova për ‘dhunë në familje’ dhe ‘mashtrim’.
36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.
Gjithashtu ky person nëpërmjet shpërdorimit të besimit ka mashtruar dy qytetarë duke u marrë lekë me premtimin se do ti ndihmonte për tu punësuar.
Urdhër-arresti edhe nga Kosova për këtë shtetas për tre vepra penale të mashtrimit të kryera në Kosovë.
Nga Specialistet për Hetimin e Krimit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Burim Pushkolli, 36 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë.
Arrestimi i tij u krye sepse ndaj tij ka bërë kallzim penal shtetasja S.P 39 vjeçe banuese Elbasan, se shtetasi Burim Pushkolli ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdusheme ndaj saj, pasi kjo bashkëjetonte me këtë shtetas.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Burim Pushkolli nëpërmjet shpërdorimit të besimit i ka marë një sasi prej 100.000 mjë lek shtetasit F.M. 47 vjeç banues në Elbasan duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademine e Sigurisë në Tiranë.
Gjithashtu rezulton se shtetasi i mësiperm i ka marrë duke shpërdoruar besimin një sasi prej 50.000 mijë lekesh edhe shtetasit N.L.32 vjeç banues në Elbasan të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Nga verifikimet e bëra me Policinë e Kosovës, ka rezultuar se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim.
Nga ana jonë është komunikuar me Zyren Interpol Tirana per kryerjen e verifikimeve të mëtejshme për këtë shtetas.
Materialet hetimore që bëjë fjalë për veprën penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 130/a dhe 143 i k. penal do ti kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.





