Policia e Shijakut ka arrestuar në flagrancë një person, që lëvizte me armë zjarri me vete. Janë sekuestruar një armë zjarri automatik dhe 35 fishekë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar shërbimet policore duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Artur Hushi 52 vjeç, banues në Shijak.

A.Hushi, në rrugën automobilistike Shijak – Maminas, në orët e para të mëngjesit të sotëm është kapur në flagrancë me një armë zjarri automatik model PPS dhe një karikator me 35 fishekë model 54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.