Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë goditur një rast të prodhimit të drogave të forta.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi Françesko Selishta, 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.Z. 28 vjeç, banues në Durrës.
Policia sqaron se gjatë ditës së sotme, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit Françesko Selishta i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim, parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.





