Katër persona të tjerë dhe një shqiptar, kreu i grupit të trafikantëve kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi merreshin me shitjen e heroinës dhe kokainës.

Shqiptari 35-vjeçar, Isamil Rebeshi, sipas mediave italiane kishte lidhje të forta me trafikantë të tjerë, me persona me influencë në furnizimin e kokainës dhe të heroinës, kryesisht nga Siria dhe nga të gjithë vendet e Ballkanit.

Rebeshi ka qenë më parë i dënuar nga drejtësia italiane dhe pas lirimit nga qelia, ai ka nisur aktivitetin pa ndërprerje në trafikun e narkotikëve. I arrestuari rezulton pronar i një klubi nate si dhe një pike të grumbullimit të makinave në Viterbo, në një krahinë të Romës.

Sasinë e heroinës dhe të kokainës ai e merrte pasi vinte në Sardenjë nga Ballanni dhe Siria, ndërsa më pas e shpërndante tek klientët e tij në të gjithë Italinë.