Policia britanike ka mbyllur hetimet për vrasjen e ndodhur në burg, ku protagonist ishte edhe një shqiptar. Sipas mediave vendase, ditën e sotme është arrestuar një shqiptar, i akuzuar për këtë vrasje.

Bëhet fjalë për vrasjen e një shtetasi nga Somalia, i cili sipas policisë është sulmuar nga tre persona. Shqiptari i arrestuar për këtë vrasje është Enton Marku, 20-vjeç, i cili ka dal përpara gjykatës i akuzuar për vrasje.

Ndërkohë, krimi në burg është kryer nga shqiptari, në bashkëpunim me dy britanikë. Viktimë ka mbetur Khader Saleh, 25-vjeç, me origjinë nga Somalia.

Është raportuar se ai ka jetuar në Kullë Hamlet me gruan e tij dhe djalin e tyre dy vjeçar. Familja e tij goditi bosët e burgut, duke thënë: "Ai duhet të kishte qenë i sigurt".